Ervis Martinaj, biznesmeni i arrestuar në lidhje me vrasjen e ndodhur në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Martinaj, i plagosur në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe i plagosur Eljon Hate kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditor caktuar nga Shkalla e Parë. Ankimi është depozituar në Apel, por ende nuk është caktuar një datë për seancën. Në seancën e Shkallës së Parë, zhvilluar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit, avokati i Martinajt pretendoi se klienti i tij nuk ishte i përfshirë në konfliktin që përfundoi me një të vrarë e dy të plagosur./abcnews.al
Ervis Martinaj kërkon të lirohet nga masa e sigurisë “arrest ne burg”
schedule20:19 - 17 Tetor, 2018
schedule 20:19 - 17 Tetor, 2018