“Ervis Martinaj është gjallë, Artan Hoxha ka shkuar ta takojë në Kolumbi…”, reagon gazetari: Çfarë sjell ora nuk sjell moti..

schedule10:34 - 13 Shtator, 2022

schedule 10:34 - 13 Shtator, 2022

Gazetari i ABC Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me lajmet e përhapura sëfundmi në mediat online se ka shkuar në Amerikën Latine për të takuar Ervis Martinajn. Përmes një postimi në Facebook, Hoxha bën ironi me komentet dhe lajmet e tilla duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti..” duke mohuar diçka të tillë.

Fakti që Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajn duke bëreë që qytetarët, por edhe mediat në disa raste të spekulojnë me fatin e tij, siç janë edhe komentet apo titujt e publikuara nga gazetari Artan Hoxha.

Ndërkohë, gjatë intervistave të mëparshme në ABC, Hoxha është shprehur se Martinaj u kap nga kundërshtarët e tij në një shtëpi pranë Vorës nga një skuadër e veshur me uniforma të Forcave Speciale.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

What fake…..

Çfare nuk ben vaki ne kete vend???!!!

Tani qe u hapen dhe bastet online, 50% me 50% ka vajtur kjo pune

Nuk thote kot populli, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”…

Si ka qene ajo batuta e estrades se Fierit:

Partizani, ishte veshur si partizan, qe ta merrnin gjermanet per ballist

Ububuja ç’na gjeti!!!

Hajde mbushi mendjen dynjase qe jam Artan Hoxha dhe nuk jam zhdukur. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!