Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ervin Minarolli: Çfarë po ndodh me koncensionet në Shqipëri

schedule11:00 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:00 - 1 Shkurt, 2021

Ervin Minarolli, përfaqësues i Partisë Demokratike për Infrastrukturën dhe Transportin foli në ABC-ja e mëngjesit për koncesionin e aeroportit të Rinasit.

Ai u shpreh se koncensioni është dhënë pa garë dhe se sipas tij duhet shqyrtuar se kush është investitori strategjik.

“Komiteti i Sigurisë Aeroportit në të njëjtën kohë është edhe Komitet i Sigurisë Kombëtare për transportin ajror parë duhet parë se kush është investitori strategjik. Gjithashtu është problem sepse ka humbur nocioni i garës”, shprehet ai.

Gjithashtu ai shton se për të tërhequr kompanitë ajrore duhet politika, ndërsa thekson se në Shqipëri ka pasur iniciativa por që kanë qenë të pamjaftueshme për t’i tërhequr.

“ Kontrata e koncesionit ka parashikuar se kompania ka përgjegjësi dhe siguri. Është dhe një tarifë që paguhet për të gjithë pasagjerët që hyjnë edhe dalin në aeroportin e Tiranës”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, i pyetur për deklaratat e liderit të PD për anulimin e këtij koncesioni me ardhjen e saj në pushtet, ai u shpreh se një kontratë e paligjshme mund të anulohet.

“Kjo ka të bëjë me mënyrën se si është lidhur kontrata. Një kontratë e paligjshme  mund të anulohet. Kjo është dhënë pa një garë dhe pa u shpallur, pra i është dhënë një operatori i cili nuk ka plotësuar kushtet”, tha më tej Minarolli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!