Erva: Më ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit, Topi i Artë? Kante ose Jorginho

schedule10:24 - 16 Tetor, 2021

schedule 10:24 - 16 Tetor, 2021

30 futbollistët e përzgjedhur për “Topin e Artë” e kanë hedhur tashmë kandiditaturën për ta fituar atë. Shumë figura të njohura të futbollit shprehim mendimet e tyre se kush e meriton ta fitojë këtë çmim individual, ku gara këtë vit është më e fortë.

Muajin e ardhshëm do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimit. Messi, Ronaldo, Benzema dhe Lewandowski janë kandidatët kryesorë që të rrëmbejnë “Topin e Artë”, ndërsa “Pleshti” duket më favoriti për të qenë ai fituesi.

Kundër kësaj ideje është ish-mbrojtësi anësor, Patrice Evra, i cili është “ i lodhur” nga argjentinasi.  Lojtari francez zgjedh Kantenë dhe Jorginho-n si lojtarët që e meritojnë këtë trofe.

“Sipas mendimit tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë N’Golo Kante ose Jorginho. Me ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit. Çfarë fitoi këtë vit? Mirë, Copa America. Por çfarë bëri ai me Barcelonën?”, thekson Evra. /abcnews.al