Dy persona humbën jetën mbrëmjen e sotme në një aksident në Lushnje. ABC siguron pamjet e makinës që u aksidentua. Shoferi dhe pasagjeri që ishin në “Renault” humbën jetën në vend.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit duke përfunduar në një kanal me ujë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ db/ Abcnews.al

