Erozioni “përpin” tokat/ Novoselë, 60 hektarë tokë bujqësore nuk ekzistojnë më

schedule15:49 - 6 Shkurt, 2025

schedule 15:49 - 6 Shkurt, 2025

Erozioni, grryerja e tokave nga shtrati i Lumit Vjosa, ka përpirë rreth 60 hektarë tokë bujqësore. Në Novoselë, kjo situatë po vijon prej vitesh, por kohët e fundit është përkeqësuar.

Sipas kryeplakut të fshatit, në zonë janë vendosur prita mbrojtëse për të shmangur përmbytjet.

Sipas Ilia Moçkës, dëmet tek fermerët janë të shumta, kryesisht në Mifol, Fitore, por edhe në fshatra të tjera të njësisë Novoselë. Kjo është një zonë që prioritet ka bujqësinë dhe blegtorinë, ndërsa gërryerja nga lumi, në të ardhmen mund të sjellë dëmtime edhe më të mëdha të tokave.

Për të parandaluar këtë situatë, nuk mjaftojnë vetëm pritat mbrojtëse, por edhe masa të tjera për të evituar përmbytjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!