Erozioni gllabëron toka e pyje në Gjirokastër/ Dëmtohet edhe pylli i Sodës në Vlorë, shkatërrohen sipërfaqet me pisha

schedule14:38 - 21 Nëntor, 2023

schedule 14:38 - 21 Nëntor, 2023

Tokat anës Drinos po i merr lumi.

Janë me dhjetra hektarë toka bujqësore që janë gllabëruar nga erozioni.

Më problematike situata në Gjirokastër mbetet në afërsi të lagjes 11 Janari.

Niko Liçi, inxhinier pranë Bordit te Kullimit tregon se është hartuar një projekt ndërhyrjeje, por ai nuk po gjen zbatim pasi Ministria e Mjedisit që e ka shpallur këtë lum zonë të mbrojtur dhe nuk ka dhënë ende leje.

Shqetësues erozioni është edhe në Vlorë, veçanërisht në Pyllin e Sodës ku deti ka gërryer sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Ambientalistët thonë se pasojat e dukurisë natyrore mund të frenohen nëse institucionet kriojne barrier mbrojtese.

Përveç erozionit pylli I sodes siç njihet ndryshme edhe mushkria e qytetit të Vloërs po dëmtohet tepër nga prerjet dhe hedhja e mbeturinave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!