Ernest Muçi është dëmtuar së fundmi te Legia e Varshavës dhe klubi polak ka dalë me një komunikatë.
Nga përshkrimi i bërë, sulmuesi ka ndrydhur kyçin (siç ndodhi me Neymar ditën e djeshme) dhe Legia raporton se do të mungojë disa javë.
Me shumë mundësi sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka mbyllur këtë vit, edhe pse nuk ka një periudhë të saktë për rikuperimin e tij. / abcnews.al