Shqipëria U21 është grumbulluar ditën e sotme, në prag të ndeshjeve me Andorrën dhe Bullgarinë. Kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore dhe me 4 korrik do bëjnë gjithçka të marrin pikët e plota.
Trajneri Alban Bushi për këtë ndeshje nuk do të ketë sulmuesin Ernest Muçi. 21-vjeçari iu bashkua skuadrës, por ka pasur një shqetësim në shpinë dhe nuk mundet të aktivizohet.
FSHF njofton se sulmuesi i Legia Varshavë ka bërë kontrolle të specializuara dhe në fund është arritur në përfundimin se nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.
Trajneri Bushi ndërkohë pret lajme të mira nga Edoardo Reja. Që në konferencë ai u shpreh se do të flasë me italianin për të marrë Armando Brojën në ndeshjen kundër Andorrës dhe gjasat janë që sulmuesi nga Malësia e Madhe të japë kontributin e tij në duelin e 4 qershorit. /abcnews.al