Erlis Çela: Përplasja Basha-Berisha nuk ka moral, është e personale nga dy që kanë bashkëpunuar

schedule22:13 - 8 Nëntor, 2021

schedule 22:13 - 8 Nëntor, 2021

“Përplasje që nuk ka moral” e ka cilësuar pedagogu Erlis Çela atë mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur në emisonin “Log.” në ABC, Çela ka shtuar se përplasja ka shumë mllef persona dhe askush nuk e di se çfarë do ndodhi pas 11 dhjetorit, ku Sali Berisha pretendon të mbledhë Kuvendin Kombëtar.

“Kjo përplasje nuk ka moral. Është rezultat që këta dy njerëz kanë krijuar me njëri tjerë. Nuk ka moral nga Sali Berishën se vajti votoi për Lulzim Bashën.  Është përplasje me mllef. Por çfarë do ndodhi më pas? Se është i personalizuar. Se këta kanë bashkëpunuar.” tha Çela. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!