Erling Haaland ka pas një sezon fenomenal, gjatë të cilit ka thyer disa rekorde dhe norvegjezi përveç ndeshjeve të shkëlqyera në fushë, tërheq vëmendjen me stilin e tij të jetesës.
Këtë herë ai është paraqitur në seancën stërvitore të Manchester City me një makinë krejt të re Rolls Royce Cullinan, e cila vetëm pa asnjë aksesor kushton rreth 320 mijë euro. Por është vetëm një nga “bishat” në koleksionin e tij mbresëlënës.
Haaland the type of guy to drive his own Rolls Royce ? https://t.co/D9zvE5A2uZ
— AK (@majestic_foden) April 12, 2023
Domethënë, siç shkruan “The Sun”, Haaland ka me vete një Audi RS 6 Avant, si dhe një Range Rover Sport dhe të dyja kushtojnë 140 mijë euro. /G.D abcnews.al/