Erioni nis “punën” si gjyqtar, Ornela prokurore: Fillojnë sonte në ABC surprizat e “Bardh a Zi”

schedule12:07 - 27 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 27 Nëntor, 2020

Emisioni “Bardh a Zi”, krijuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo, hyn në edicionin e vet të katërmbëdhjetë. Ky edicion nis sot në televizionin “ABC”, në ora 20:00. Ndryshe nga të gjithë emisionet e debatit televiziv që imitojnë njëri-tjetrin, emisioni “Bardh a Zi” gjithmonë ka patur risi në trajtimin e problematikave: Çdo vit një format i ri.

Ky sezon i ri do të sjellë në vëmendje të publikut problematika të mëdha shoqërore, të cilat duhen vlerësuar nga publiku dhe për të cilat publiku ka nevojë të reagojë. Aty do të thellohemi në disa lajme, të cilat shpesh në thelb janë tragjikomedi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Të gjitha këto do të jenë sipas stilit të emisionit “Bardh a Zi”, me pak humor, me pak ironi, me ngacmime të drejtpërdrejta dhe të thëna troç.

Në këtë emision do mund të thonë fjalën e tyre edhe njerëzit e thjeshtë, ata që kanë nevojë të dëgjohen e që nuk dëgjohen kurrë.

Pjesa më e rëndësishme e emisionit do të jetë GJYQI BARDHEZI. Në gjyq do të ftohen dëshmitarë që do të pyeten lidhur me zakonet apo dukuritë e kohës. Gjyqi do të jetë shumë dinamik. Në fund, të çdo gjyqi do të ketë një vendimmarrje të arsyetuar. Dhe pas gjyqit një monolog që do të përmbledhë situatën.

Emisioni do të jetë një zë krejt i veçantë në tregun mediatik.

Ajo që do ta bëjë interesante do të jetë i foluri troç, prekja e problemeve reale të njerëzve, humori. Emisioni do të zgjasë rreth një orë dhe do të ketë shumë dinamikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!