Erion Kristo: Nuk e njoh më Vlorën, të vetmit që ma kujtojnë janë prindërit

schedule21:13 - 30 Mars, 2022

schedule 21:13 - 30 Mars, 2022

“Vlora e Re në Gjyq” ka qenë tema e emisionit në “Bardh a Zi” në Abc, ku këtë herë ajo që e bëri edhe më interesant emisionin ishte pozicioni i Erion kristos, i cili nga moderator “kaloi” në rolin e akuzatorit.

Kristo tha se ndryshimet e bëra në Vlorë e kanë shkatërruar qytetin, aq sa një vlonjat i vjetër nuk e njeh më qytetin e tij nëse kthehet sërish në qytetin jugor.

Me batutë Kristo tha se të vetmit që i kujtojnë se ky qytet është ende Vlora, janë prindërit e tij që vazhdojnë të jetojnë ende atje.

Nuk ndihem rehat kur shkoj në Vlorë, më duket si qytet jashtë shqiptar. Nuk më duket më si Vlora. Hiq mamin dhe babin që janë atje që më kujtojnë që është Vlora”, tha Kristo.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!