Zv/ kryeministri Erion Braçe teksa komenton barazimin pa gola të kombëtares kuqezi sot përballë Kazakistanit në transfertë gjen edhe fajtorët sipas tij për rezultatet e dobëta të kuqezinjve. Ai thotë se Shqipëria nuk ka më zjarr, as pasion, as dëshirë duke reflektuar futbollin politik që mbahet me thonj.
“Nuk ka faj trajneri! Nuk kane faj as lojtaret! Me Lituanine e Kazakistanin sot, Shqiperia reflekton derexhene e federates dhe futbollit politik te saj!
Ky qe shihni ne foto eshte nje nga anetaret e udheheqjes se futbollit dje; Partiak, politik dhe pa pike lidhje me futbollin-keta drejtojne!
Beu i tij dhe keta si ky, e kane marre topin per te bere politike, jo gola, as fitore! Ndaj Shqiperia ska me zjarr, as pasion, as deshire duke reflektuar futbollin politik qe keta mbajne me thonj!
Por edhe nje gje tjeter;
A e mbani mend ndeshjen me Lituanine?
A e mbani mend si humbem?
Edhe ajo reflektoi futbollin e korruptuar qe FSHF udheheq, por beri edhe me shume-demotivoi deri tek kjo e sotmja me Kazakistanin!
Fati te braktis kur ti tallesh me te gjithe, popullin mbi te gjitha” shkruan ai. Tekniku italian i kuqezinjve Reja fajësoi lojtarët për lojën e dobët kur tha se “grinta nuk mund të blihet në farmaci”. db/ Abcnews.al

