Erinda Ballanca në “ABC News”: Duhet më shumë transparencë për masat e marra ndaj COVID-19

schedule20:40 - 11 Maj, 2020

schedule 20:40 - 11 Maj, 2020

E ftuar në studion e “ABC News” Erinda Ballanca, Avokate e Popullit ka folur për situatën e koronavirusit dhe masat kufizuese dhe të drejtat e lirisë së lëvizjes në këtë kohë pandemie.

Ballanca u shpreh se vendimmarrjet duhet të diskutohen nëse kanë qenë apo jo ato të duhurat.

“Për çdo masë që shteti duhet të marrë për të luftuar problemin e çështjes së shëndetit duhet të merret ajo masë më pak e dëmshme dhe gjithashtu duhet të ketë më shumë transparencë”, tha Ballanca.

Më tej ajo u shpreh se Reforma në Drejtësi është shumë komplekse.

“Vendimet që merren pa Gjykatë Kushtetuese, pritet që të dalin në vendimmarrje. Gjykata Kushtetuese mund ti japë vetë fuqi reagimit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë marrë në konsideratë dhe janë zbatuar pasi ato janë marrë, por duhet të kthehen pas pasi u ka munguar legjitimiteti”, tha Ballanca.

Më tej ajo u shpreh se Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është edhe më evidentë në këtë kohë. “Ne që nga dita e parë jemi munduar të jemi sa më aktiv. Kemi paraqitur të gjitha udhëzimet dhe praktikat e Institucioneve më rëndësishme të drejtave të Njeriut”, tha Ballanca.

Tërheqja nga Konventa e e të Drejtave të Njeriut:

Ballanca: Janë disa të drejta që shtetet kanë marrë përsipër ti zbatojnë. Vetë Konventa ka parashikuar që nëse një shtet ka një gjendje të jashtëzakonshme që rrezikon rendin publik apo shëndetin e qytetarëve shtetet kanë të drejtë të kufizojnë detyrimet që ato kanë për shkak të Konventës në lidhje me disa liri të caktuara.

Sa i përket “çështjes Dvorani”, Ballanca theksoi se janë dy institucione të ndryshme të cilat duhet të bashkëpunojnë, ndërsa shtoi se asnjë President Republike nuk ka pse të ketë një luftë me një anëtar të Gjykatës së Lartë. “Besoj që Presidenti ka ngritur zërin për disa veprime të cilat fillimisht duhet të adresoheshin nga vetë Ardian Dvorani”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!