Eriksen është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Brentfordit, dhe të gjithë do të kemi mundësi ta shikojmë mesfushorin danez të luajë pas më shumës e 7 muaj nga ataku kardiak që pësoi me Danimarkën në “Euro 2020:
Mesfushori 29-vjeçar u largua nga Interi, me të cilin e fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar, duke e shkëputur marrëveshjen me pajtim dypalësh, pasi autoritetet mjekësore në Itali ia ndaluan atij të luajë në Serie A për shkak se e ka një defibrilator të vendosur në zemër.
Megjithatë, Premierliga nuk ka një ligj të tillë dhe Erikseni ka të drejtë të luajë me një aparat të tillë në zemër, dhe ish-mesfushori i Interit ka thënë fjalët e para për “Sky sport”.
“Përshëndetje të gjithëve, jam Christian Erikseni. Ju njoftoj me kënaqësi se kam nënshkruar me Brentfordin. Mezi pres t’ia filloj dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt të gjithëve”, ka theksuar Eriksen
Erikseni ka theksuar vazhdimisht se zemra e tij nuk është pengesë që ai të luajë futboll, ndërsa lojtari synon të luajë për Danimarkën në Kampionatin Botëror 2022, i cili do të mbahet në Katar në nëntor. /f.a/abcnews.al