“Eriksen pa 10 minutat e fundit të ndeshjes”, Hjulmund: E pabesueshme, u çliruam

schedule11:18 - 15 Qershor, 2021

schedule 11:18 - 15 Qershor, 2021

Christian Eriksen ka shikuar nga TV 10 minutat e fundit të Danimarkë-Finlandë, sfida e ditës së shtunë për grupin B të Euro 2020. Të pabesueshme e cilëson trajneri i Danimarkës. Kasper Hjulmand shfaqet i çliruar në konferencën për shtypin përpara takimit me Belgjikën (17 qershor, 18:00).

Eriksen ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, paniku dhe frika për jetën kanë marrë fund dhe lojtarët e Danimarkës janë shumë më të qetë. Tani është momenti për të menduar sërish për futboll dhe për t’u përgatitur për sfidën me “Djajtë e Kuq”.

Duket jo real fakti që Eriksen ndihet mirë dhe është rikthyer të buzëqeshë, Nuk arrij ta besoj që ai ka parë 10 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Finlandës. Fakti që ai po buzëqesh sërish na bashkon më shumë me njëri-tjetrin dhe na lejon të përqendrohemi te ndeshja e së enjtes.

Christian ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo do të thotë gjithçka për ne, na jep forcë të ecim përpara. 24 orët e fundit kanë qenë të mira për ekipin kombëtar. Jemi çliruar, Christian është në rregull dhe kjo gjë na ka ndihmuar shumë.

Edhe djemve të tjerë u është rikthyer buzëqeshja. Ndjenja e lehtësimit fillon të mbushet gjithnjë e më shumë për ne. Kemi nisur përgatitjet për duelin me Belgjikën, të enjten duam të tregojmë se kush jemi. E treguam veten tonë edhe të shtunën, brenda dhe jashtë fushës“, deklaron Hjulmand. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!