Christian Eriksen është lojtari më i ri i Interit. Mesfushori danez la Tottenham dhe ndihet shumë i lumtur për aventurën e re italiane. 26-vjeçari ka thënë fjalët e para si për Inter TV, teksa jep një koment edhe për Antonio Conten.
“Mezi po prisja të vija, është bukur këtu dhe jam i lumtur që jam lojtari i ri i Interit. Jam i emocionuar, tifozët më pritën në mënyrë fantastike. Në Angli jam paraqitur mirë, tani jam gati për këtë aventurë të re. Interi është një klub fantastik.
Conte? Kam pasur fatin ta njohur kur isha pjesë e Tottenham dhe ai ishte trajneri i Chelsea. Kemi vuajtur gjithmonë kundër tij. Jam shumë i entuziazmuar për ta njohur nga afër“, thekson Christian Eriksen. /abcnews.al