Eriksen gati për Fioren, Conte gjen sulmuesin e munguar në… stërvitje

schedule12:32 - 29 Janar, 2020

schedule 12:32 - 29 Janar, 2020

Interi pret Fiorentinën sonte në mbrëmje (20:45) dhe të dy skuadrat do të bëjnë maksimumin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Antonio Conte ka grumbulluar Christian Eriksen dhe blerja e re e zikaltërve do të jetë në pankinë.

26-vjeçari pritet të aktivizohet disa minuta duke debutuar kështu përpara tifozëve të rinj. Lautaro-Sanchez do të jetë dyshja e sulmit, ndërsa Romelu Lukaku do të qëndrojë pushim për të qenë në formë për ndeshjet e kampionatit kundër Udineses dhe Milanit.

Gjatë kësaj kohe është folur edhe për një sulmues që do të zbarkojë në Milanon zikatër dhe emrat më të përfolur janë Oliver Giroud dhe Fernando Llorente. Gjithsesi, asnjë nuk do të mbërrijë dhe merkato është mbyllur me Eriksen.

Conte ka vendosur t’i besojë Sebastiano Espositos. Talenti 17-vjeçar e ka bindur trajnerin gjatë seancave stërvitore dhe do të jetë ai alternativa e parë e Lukakut, Lautaros dhe Alexis Sanchez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!