Trajneri i Danimarkës Kasper Hjulmand njoftoi sot se Christian Eriksen mund të rikthehet në fushë me kombëtaren daneze pas 12 qershorit 2021 ku rrezikoi jetën e tij:
“Me shumë mundësi ai do të fillojë në pankinë kundër Holandës dhe më pas do të shohim.se si do të shkojë në Amsterdam, por ai është 100% i disponueshëm për të luajtur në shtëpi kundër Serbisë”, tha trajneri.
Ditët e fundit Eriksen kishte rezultuar pozitiv në Covid, gjë që e pengoi atë të bashkohej me shokët e skuadrës. Nga sonte në grup mund t’i bashkohet.
Ndeshjet e ardhshme të Danimarkës janë kundër Holandës në datën 24 dhe Serbisë në datën 29. /abcnews.al/