Eriksen detyrohet të dalë nga karantina, Interi i vjen në ndihmë lojtarit

schedule16:42 - 13 Mars, 2020

schedule 16:42 - 13 Mars, 2020

Christian Eriksen ishte një nga përforcimet e Interit në merkaton e janarit. Mesfushori la Tottenham dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Serie A. Danezi nuk ka blerë akoma shtëpi dhe po qëndron në një hotel bashkë me gruan e tij.

Ai ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe në një hotel në qendër të Milanos, por së fundi është detyruar të dalë prej andej sipas raportimeve të La Repubblica. Drejtuesit kanë vendosur të mbyllin hotelin prej koronavirusit.

Çifti Eriken ka dalë nga karantina dhe është transferuar në një tjetër vend. Klubi i Interit u ka gjetur një shtëpi, aty ku do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar, me shpresën që situate emergjente të kalojë dhe Christiani t’i rikthehet stërvitjes me shokët e skuadrës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!