Christian Eriksen ka arritur marrëveshjen për transferimin në “Old Trafford”. Ish-mesfushori i Interit ka pranuar të veshë fanellën e Manchester United.
Sipas “The Athletic” djajtë tashmë po përgatitin ofertën e duhur për mesfushorin danez, i cili sezonin që u mbyll luajti në Premier League me Brentford, ku zhvilloi 11 ndeshje ku shënoi edhe një gol, teksa u transferua gjatë merkatës janarit.
30-vjeçari do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën, dhe është i përgatitur të pranojë propozimin për një marrëveshje 3-vjeçare.
/f.a/abcnews.al