Ergys Mërtiri: Figurat historike po përdoren për qëllime politike

schedule15:26 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:26 - 1 Dhjetor, 2022

Iniciativa e ndërmarrë nga Nisma ‘Thurje’ për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, është komentuar nga sociologu Ergys Mërtiri në studion e ABC Live si një iniciativë që duhet të fillojë së pari nga ndryshimi i emrave të shkollave. Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh që të paktën vlerat duhet ti kemi të përbashkëta, dhe vlerat fillojnë dhe krijohen në shkolla.

‘Pikësëpari historia duhet që të depolitizohet, ne kemi një problem shumë të madh me historinë, çdo gjë e shikojmë për përfitime partiake, klanore etj. Ne jemi mësuar prej vitesh që edhe datën e çlirimit e ndajmë, kombin e kemi të shtruar në një instrument politik, kjo për mua është e pashëndetshme. Kjo e kthen në qesharake çdo gjë që është monumentale në këtë vend’, tha sociologu Ergys Mërtiri.

Për të, ka ardhur koha që të tregohemi një komb serioz, mbi disa vlera të përbashkëta, përfaqësues të të dyja palëve, jo njëra palë i vlerëson dhe tjetra jo. Është dhe indiferencë kolektive e jona, politikanët i kanë përdorur figurat historike.

‘Lufta Nacional Çlirimtare përdoret për legjitimitet politik nga Partia Socialiste, sepse aty i ka rrënjët, nuk është reformuar, thjesht ka ndërruar maskën, kërkon që të përdorë të kaluarën si burim për të legjitimuar rrënjët e saj historike’, tha Mërtiri.

Sipas tij ky lloj edukimi që kemi marrë i bën njerëzit që të votojnë politikanë të korruptuar, ky është realiteti, një vend që nuk dënon krimin, për vuajtjet e veta dhe për plagët e veta, ka probleme me sistemin e vet të vlerave, dhe populli do të kompromentohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!