Ergys Kaçe do të provojë një eksperiencë të re, larg Greqisë sërish. Mesfushori, i cili ka laujtur edhe me kombëtaren e Shqipërisë dhe madje ka qenë edhe në Euro 2016, ka nënshkruar në Lituani.
Korçari do të jetë pjesë e skuadrës së FK Panevezys, me të cilën ka nënshkruar ditën e sotme. Kaçe do tentojë të tregojë vlerat e tij në Lituani, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në Çeki te Viktoria Plzen dhe Partizani në Shqipëri.
Mesfushori pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos, kurse te Aris dhe Veria ka kaluar si lojtar i lirë.