Erëza që do t’ju shpëtojë nga dhimbja e kokës dhe migrena

schedule09:10 - 1 Korrik, 2022

schedule 09:10 - 1 Korrik, 2022

Dhimbjet e kokës dhe migrena janë një ndjenjë e pakëndshme për çdo person. Ato mund të vijnë nga shumë arsye.

Megjithatë, rezultati mbetet gjithmonë i njëjtë dhe është i pakëndshëm për atë që e përjeton. Mos nxitoni të vizitoni farmacinë më të afërt për të marrë ilaçe kundër dhimbjeve pasi zgjidhjen mund ta jepni vetë dhe sigurisht me ndihmën e një erëze të vetme.

Një studim përfshiu 100 njerëz që vuanin nga migrena dhe u trajtuan ose me 50 mg sumatriptan, një substancë e përdorur për trajtimin e migrenës, ose me 250 mg pluhur xhenxhefili.

Dy orë pas trajtimit , 64% e njerëzve që morën xhenxhefil dhe 70% e atyre që morën ilaçin përjetuan një reduktim të dhimbjes me 90%. Përdorni xhenxhefil të freskët ose pluhur në gatim dhe do të habiteni nga shija e ushqimit tuaj. Ju gjithashtu mund të pini çaj xhenxhefili , të cilin e bëni duke hedhur ujë të valë mbi 3 feta të holla xhenxhefil të freskët.

Lëreni për 10 minuta dhe shtoni pak mjaltë. Mos merrni xhenxhefil nëse keni probleme me koagulimin e gjakut ose jeni duke marrë antikoagulantë. Në doza të larta, xhenxhefili gjithashtu mund të shkaktojë urth të lehtë, diarre dhe acarim të gojës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!