Erëra të forta kanë goditur Stambolli, që prej ditës së enjte. Moti i keq dhe erërat të forta kanë shkaktuar kaos dhe përmbytje në vend.
Era e fortë ka paralizuar trafikun ajror, sipas mediave turke janë anuluar 10 % e fluturimeve të planifikuara në Stamboll.
Ndërkohë stuhia ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të pasagjerëve, dhe në disa porte ka pasur anulime.
/abcnews.al/