Erëra të forta dhe shi i dendur, moti i keq ‘pushton’ Britaninë e Madhe

schedule17:48 - 5 Gusht, 2023

schedule 17:48 - 5 Gusht, 2023

Erëra të forta dhe shira të dendur goditën pjesë të Britanisë së Madhe pasi stuhia “Antoni” mbërriti të shtunën, duke prekur rajonet jugperëndimore të Uellsit dhe Anglisë.

Agjencia e motit në Britani, Met Office, lëshoi dy paralajmërime të motit në Uellsin jugperëndimor dhe pjesë të Anglisë jugperëndimore nga mbrëmja e së premtes vonë dhe deri të shtunën.

“Një paralajmërim i mëtejshëm për erën është lëshuar gjithashtu për pjesët jugore dhe perëndimore të Uellsit, në jugperëndim të Anglisë, si dhe një pjesë të madhe të bregut jugor të Anglisë”, thuhet në një deklaratë.

Erërat më të forta po prekin pjesë të Uellsit jugperëndimor dhe Anglisë jugperëndimore, ku në brigjet e ekspozuara dhe tokat e larta mund të ketë erëra mbi 96.5 km/h (60 mph).

Sipas Met Office moti i keq, pritet të zgjasë deri në orën 18:00.sipas orës lokale.

Ndërkohë, paralajmërimet theksojnë ndërprerje të transportit dhe ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!