Eredivisie/ Kampionë me rekorde, PSV Eindhoven mbyll hesapet e titullit falë fitores historike

schedule21:36 - 25 Prill, 2024

schedule 21:36 - 25 Prill, 2024

Tashmë u mbyll edhe një tjetër “garë” për t’u shpallu kampion, me “gjigantët” holandezë të PSV Eindhoven, që janë praktikisht kampion të Eredivisie për herë të 25-të në histori, pasi mposhtën me rezultatin spektakolare, 0 me 8 skuadrën e Heerenveen në një ndeshje që kishte vetëm një skuadër në fushë.

Njeriu i ndeshjes u shpall “fantazisti” amerikan, Malik Tillman, autor i dy golave dhe një asist. Dy gola realizoi edhe Til, ndërsa autorë të finalizimeve të tjera ishin Veerman, Bakayoko, De Jong, van Aanholt, gola të cilat mbajnë 90 minuta larg titullit kampion holandezët, kjo pasi  PSV do të fitojë zyrtarisht titullin e Eredivisies nëse Feyenoordi nuk arrin të mposhtë GA Eagles.

Goli i pestë i shënuar nga Veerman, ishte i 100-ti për PSV-në në këtë edicion, ndërsa një rekord interesant u arrit, teksa PSV realizoi fitoren më të thellë, në historinë e kampionatit elitar të Holandës nga një skuadër në transfertë, si dhe ishte më e thellë e PSV-së në kampionat në këtë sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!