ERE miraton propozimin e qeverisë për shtyrjen e fashës prej 800 kwh në nëntor

schedule14:20 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:20 - 7 Tetor, 2022

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar propozimin e qeverisë për shtyrjen e afatit të aplikimit të fashës prej 800 kwh për në muajin nëntor.

Kreu i bordit të ERE Petrit Ahmeti theksoi se pavarësisht se vendimi po merret sot kjo nuk do të ketë impakt në faturimin e qytetarëve pasi leximi i matëseve bëhet në fund të muajit tetor.

Përfaqësuesit e opozitës kritikuan vendimmarrjen e ERE ndërsa kërkuan që të anulojnë vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qeveria vendosi të shtyjë aplikim e fashës e cila parashikon shtrenjtim të energjisë elektrike pë rata qytetarë që shpenzojnë mbi 800 kwh në muaj të cilët do ta paguanin atë 42 lekë kWh nga 9.5 që është aktualisht.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

Opozita bëri dje një kërkesë përmes të cilës kërkoi  që drejtuesi i ERE-s të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.

Kujtojmë se me 30 shtator qeveria shqiptare u tërheq nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi në rrjetet sociale se  fasha e re e energjisë nuk do të hyjë në fuqi  më 1 tetor fasha 800 kWh.

/Abcnews.al/