Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Lezhës.
Era e fortë dhe stuhitë po vështirësojnë qarkullimin në Lezhë. Raportohet se në disa zona kanë nisur edhe reshjet e borës.
Në urën e Milotit era rrezikoi përmbysjen e një kamioni ndërsa dëmtoi pjesë të tij.
Mësohet se në këtë segment trafiku është I rënduar ndërsa policia apelon drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe ulje të shpejtësisë.