Stuhia e breshërit që ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës një pjesë të Italisë ka lënduar të paktën 100 persona, për shkak të rrëshqitjes së rrugëve dhe thyerjes së xhamave.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kryetarit të qarkut, të goditur nga stuhia Luca Zaia.
“Ra breshër sa një top tenisi”, shkruajnë mediat italiane.
Dëme të mëdha janë shënuar në të mbjellat, çatitë e shtëpive dhe gjithashtu për shkak të rënies së pemëve. Në Padova, Venecia, Vicenza dhe Verona, zjarrfikësit kryen një sërë operacionesh për të lëvizur trungjet e mëdha të pemëve nga rrugët./abcnews.al

