Erdogani, ndërmjetës i Putinit dhe Zelenskyt kërkon armëpushim urgjent

schedule11:03 - 29 Mars, 2022

schedule 11:03 - 29 Mars, 2022

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Ukrainë.

Gjatë fjalimit që presidenti turk mbajti përpara delegatëve ruse dhe ukrainas në Stamboll sot, Erdogani tha se armëpushimi duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

“I takon palëve të ndalojnë këtë tragjedi. Arritja e armëpushimit dhe paqes sa më shpejt të jetë e mundur është në dobi të të gjithëve. Ne mendojmë se tani kemi hyrë në një periudhë ku duhen rezultate konkrete nga bisedimet. Procesi i negociatave, të cilin ju e keni kryer nën urdhrat e liderëve tuaj, ka ngjallur shpresa për paqe”, ka thënë Erdogan sit pak para fillimit të negociatave për luftën në Rusi-Ukrainë.

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë janë dukr zhvilluar raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes. Mediat e huaja raportojnë se delegacionet e dy vendeve kanë arritur tashmë në Stamboll të Turqisë, sipas The Guardian.

Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u është drejtuar delegatëve përpara fillimit të bisedimeve. Erdogan e ka cilësuar Presidentin Vladimir Putin dhe Presidentin Volodymyr Zelenskiy si “miq të vlefshëm”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!