Erdogan zbulon datën e zgjedhjeve, ja kur dot të hapen qendrat e votimit

schedule20:24 - 22 Janar, 2023

schedule 20:24 - 22 Janar, 2023

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj të këtij viti.

Njoftimin Erdogan e bëri përmes deklaratave të tij nga Bursa dhe siç edhe pritej, qendrat e votimit do të hapen më herët se sa ishte planifikuar, më 14 maj.

Teksa ishte duke zhvilluar një takim me të rinjtë, presidenti turk deklaroi se “gjithçka do të përfundojë” më 14 maj, duke lënë të kuptohet dhe konfirmuar se kjo do të jetë data e zgjedhjeve.

“I jam mirënjohës Allahut që do të marshojmë së bashku në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, theksoi ai teksa iu drejtua të pranishmëve.

Vihet re se Erdogani deri pak orë më parë i shmangej saktësimit të datës së zgjedhjeve presidenciale në Turqi, por partneri i tij qeveritar, Devlet Bakhceli, është kujdesur të konfirmojë të premten se zgjedhjet do të mbahen në 14 maj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!