Erdogan uron të krishterët për Krishtlindjet: Kulturat e ndryshme, pasuri të pakonkurrueshme

schedule13:49 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 13:49 - 26 Dhjetor, 2020

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdog i ka dërguar një mesazh urimi me shkrim qytetarëve të krishterë në Turqi. “Ne i konsiderojmë kulturat e ndryshme në rajonin tonë si pasuri të pakonkurrueshme dhe pjesë të rralla të mozaikut të kulturës sonë”.

Erdogan thotë se uron që Krishtlindjet të çojnë në forcimin e klimës së solidaritetit në Turqi. “Unë uroj që Krishtlindjet, të cilat festohen nga qytetarët tanë të krishterë, sipas besimeve të tyre, të çojnë në forcimin e klimës së solidaritetit në Turqi. Me këto ndjenja dhe mendime, edhe njëherë i uroj të gjithë qytetarëve tanë të krishterë paqe, lumturi dhe prosperitet “.

Ai gjithashtu thekson: Ashtu siç kemi jetuar së bashku dhe të bashkuar, ne do të konsiderojmë, si sot si në të ardhmen, dallimet tona si pasuri dhe ne do të këmbëngulim për të ndërtuar të ardhmen tonë në një mënyrë që të ofrojë prosperitet më të madh dhe mbi bazën e respektit të ndërsjellë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!