Erdogan: Turqia në kontakt të vazhdueshëm me OKB për marrëveshjen e grurit

schedule16:36 - 5 Shtator, 2023

schedule 16:36 - 5 Shtator, 2023

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për ringjalljen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Duke folur me gazetarët pas një takimi në Rusi me Putinin, Erdogan tha se propozimi i fundit i OKB-së synonte të adresonte disa kërkesa të Rusisë dhe besonte se një zgjidhje mund të gjendej së shpejti, shkruan Al Jazeera.

“Më 28 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, në letrën që dërgoi, propozoi një mekanizëm ndërmjetës që do të rezultonte nga transaksioni SWIFT, jo drejtpërdrejt SWIFT siç donin rusët”, tha Erdogan.

“Ata thanë se po punohej edhe për çështjen e sigurimeve.”, shtoi ai.

Erdogan theksoi se Moska po i vendos këto dy kërkesa si “duhet” për të rinovuar marrëveshjen dhe se Putini i kishte thënë se nuk do të ndërmerrte hapa për këtë derisa “Evropa të mbajë premtimet që bëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!