Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan wshtw shprehur seTurqia është gjithmonë e gatshme të zgjidhë çështjen e Mesdheut Lindor përmes dialogut mbi baza të drejta.
“Ne jemi gjithmonë këtu dhe të gatshëm për të zgjidhur konfliktet përmes dialogut mbi baza të drejta”, tha Erdogan, pas takimit të kabinetit të mbajtur në Ankara.
Gjithashtu, ai u bëri thirrje vendeve të Mesdheut të bashkëpunojnë në gjetjen e “një formule të pranueshme që mbron të drejtat e të gjithëve”.
“Në asnjë mënyrë Turqia nuk do të pajtohej me ndonjë iniciativë duke u përpjekur ta mbyllte vendin në brigjet e saj, duke injoruar territorin e gjerë turk”, tha Erdoğan.
LEXO EDHE: 25 anije ushtarake turke përballë ishujve grekë, dalin fotot e operacionit
“Turqia do të vazhdojë të zbatojë planet e saja në terren dhe diplomaci derisa një sens i përbashkët të mbizotërojë mbi çështjen (e Mesdheut Lindor)”, u shpreh ai.
Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.
Kujtojmë se Turqia dërgoi një anije për të kryer një studim sizmik në një zonë në Mesdheun Lindor, një veprim që Greqia e konsideron të paligjshëm dhe që ka të ngjarë të rrisë tensionet mes dy aleatëve të NATO-s. /abcnews.al