Turqia ka shprehur gatishmërinë për të mbrojtur aeroportin e Kabulit pas tërheqjes së trupave amerikane, sipas një deklaratë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Turqia e kishte diskutuar një plan të tillë menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, por pushtimi i vendit nga talebanët ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar fillimisht me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende i qëndron synimit të saj për mbrojtjen e aeroportit. Erdogan tha se ishte gati të bisedonte me udhëheqësit talebanë.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim,” tha Erdogan./abcnews.al

