Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut.
Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në “Simpoziumin e së Drejtës Ndërkombëtare të Detit dhe Mesdheu Lindor” në aspektin e historisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai në fillim të fjalimit të tij edhe një herë dënoi veprimet e Armenisë. “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit mik dhe vëlla me gjithë zemër dhe mundësitë“, tha Erdoğan.
“Duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut“, shtoi ai/ db/Abcnews.al