Erdogan thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Të qëndrojmë së bashku kundër brutalitetit izraelit

schedule16:15 - 22 Korrik, 2025

schedule 16:15 - 22 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje të martën bashkësisë ndërkombëtare të “qëndrojë së bashku” kundër “brutalitetit” izraelit në Gaza.

“Le t’i themi ‘mjaft më’ këtij shtypjeje dhe kësaj egërsie”, tha Erdogan në një panair mbrojtjeje në Stamboll.

“Askush me as edhe një fije dinjiteti njerëzor nuk mund ta pranojë mizorinë në të cilën dhjetëra njerëz të pafajshëm vdesin çdo ditë për mungesë të një cope buke apo një gllënjke uji”, tha ai. “Vuajtjet e fëmijëve të Gazës – të reduktuara në lëkurë e kockë sepse ndihma humanitare nuk lejohet të hyjë – janë vuajtjet tona”.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër dhe më të zëshëm të Izraelit.

Muajin e kaluar, Erdogan e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “kërcënimin më të madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!