Erdogan takohet me Zelenskyn në New York, kërkon rikthimin e marrëveshjes së grurit

schedule12:06 - 25 Shtator, 2024

schedule 12:06 - 25 Shtator, 2024

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku nënvizoi se “vazhdojnë përpjekjet për rinisjen e nismës së grurit të Detit të Zi”, pra paktit të miratuar në vitin 2022, për të lejuar eksportin e sigurt të produkteve ushqimore nga portet e Ukrainës.

Por pakti përfundoi në korrik 2023, pas daljes së Rusisë nga marrëveshja.

Gjatë një bisede në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Erdogan përsëriti se Turqia është gjithashtu e përkushtuar për të “siguruar një armëpushim që mund të hapë derën për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë”, duke deklaruar se “lufta mund të ndalet përmes dialog, duke ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, njoftoi Presidenca e Republikës së Ankarasë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!