Presidenti i Turqisë ka sulmuar lëvizjen LGBT-i midis një vale protestash studentore.
Recep Tayyip Erdogan vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, AKP për bartjen e “historisë së lavdishme të këtij kombi” dhe jo “të rinjtë e komunitetit LGBT”.
5 studentë u arrestuan në Stamboll, gjithashtu u zhvilluan protesta në Universitetin Bogazici pas fjalimit të Erdoganit. 159 persona u arrestuan – edhe pse më vonë u lanë të lirë.
Homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, por komunitetit LGBT ka hasur rezistencë nga qeveria gjatë viteve të fundit. /abcnews.al