Erdogan: Suedia ka ndërmarrë hapa por nuk po i zbaton plotësisht ato

schedule13:59 - 6 Korrik, 2023

schedule 13:59 - 6 Korrik, 2023

Suedia ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur duke bërë ndryshime në legjilacionin e saj kundër terrorizmit por mbështetësit e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG vazhdojnë të organizojnë lirisht demonstrata që lavdërojnë terrorizmin, i cili anulon hapat e ndërmarra,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan drejtuar kryeministrit holandez, Mark Rutte me të cilin foli në telefon të mërkurën.

“Sulmet ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit, në Suedi nuk mund të justifikohen nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, tha udhëheqësi turk, vendi i të cilit vazhdon të ngrejë pengesa në rrugën e anëtarësimit të Suedisë në NATO vetëm 24 orë përpara samitit të aleancës në Vilnius, Lituani.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po merr sot zyrtarë të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda në selinë e NATO-s në Bruksel në përpjekje për të hequr veton e Turqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!