Erdogan premton rritjen e pagave në sektorin publik pas zgjedhjeve

schedule12:50 - 9 Maj, 2023

schedule 12:50 - 9 Maj, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punëtorët e punësuar në sektorin publik do të rritet me 45% në 15,000 lira turke, rreth 770 dollarë, siç raporton Anadolu.

“Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje kolektive, ne po rrisim pagat me 45%, duke përfshirë pjesën e mirëqenies, duke rritur kështu pagën minimale të punonjësve publikë në 15,000 lira”, tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të punojë për rritjen e pagave minimale për nëpunësit civilë dhe rritjen e pensioneve. Në 14 Maj mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!