Erdogan: Perëndimi duhet t’i mbajë premtimet për eksportet e grurit të Ukrainës  

schedule08:58 - 9 Gusht, 2023

schedule 08:58 - 9 Gusht, 2023

Heqja e ngërçit në lidhje me eksportet e grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi “varet nga vendet perëndimore, të cilat duhet të mbajnë premtimet e tyre”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Unë mendoj se mund të gjendet një zgjidhje,” shtoi ai, duke iu referuar bisedës së tij të fundit telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, i cili refuzoi të zgjaste marrëveshjen.

“Javën e kaluar, në bisedën tonë telefonike me Putin, u informuam për kërkesat e paraqitura nga Rusia”, tha kreu i shtetit turk, pa hyrë në detaje, duke iu drejtuar ambasadorëve në Ankara.

“Zgjidhja e problemit varet nga mbajtja e premtimeve nga vendet perëndimore”, tha ai.

Në veçanti, Moska po bën thirrje për heqjen e pengesave që lidhen me sanksionet perëndimore për eksportin e produkteve të saj bujqësore, veçanërisht të plehrave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!