“Vendet perëndimore, të cilat kanë mbështetur Izraelin që nga dita e parë, kanë gisht në masakrën në Rripin e Gazës”.
Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e tij gjatë forumit diplomatik në Antalia.
“Ajo që po ndodh në Gaza nuk është një luftë, por një tentativë gjenocidi”, shtoi lideri turk, duke përsëritur rëndësinë e krijimit të shtetit palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet
Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësitë, duke përfshirë të qenit një vend që garanton paqen pas përfundimit të konfliktit.
/abcnews.al