Gara për raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi po intensifikohet, me përplasje verbale mes Erdogan dhe kundërshtarit të tij, Kilicdaroglu. Rexhep Tajip Erdogan, pas këngëve në tubime dhe inaugurimit të aeroplanmbajtësve, tha se merr udhëzime nga Allahu duke akuzuar opozitën se ka marrë udhëzime nga terroristët.
Presidenti turk iu referua edhe ekonomisë, duke thënë se nëse do Allahu do të rriten edhe rezervat valutore të vendit.
“Ata të opozitës, marrin udhëzime nga terroristët që janë në malin e Kandilit. Ndërsa ne marrim udhëzime nga Allahu dhe nga populli ynë. Ky është ndryshimi ynë. Deri më sot kështu kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë.
Atyre që duan t’ua dorëzojnë ekonominë e vendit fajdexhinjve të Londrës dhe teknokratëve të FMN-së, njerëzit tanë iu përgjigjën dhe u thanë: “Largohuni nga këtu,”, tha ai, gjatë një fjalimi para zgjedhjeve.
/abcnews.al