Erdogan: Netanyahu duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet në Gaza

schedule16:23 - 26 Prill, 2024

schedule 16:23 - 26 Prill, 2024

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.

Ndërsa ka folur për luftën në Gaza, Erdogan ka thënë se Netanyahu është kthyer në një ‘vrasës’ dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet në Gaza.

“Ashtu si vrasësit para tij, Netanyahu e ka shkruar me turp emrin e tij në histori si kasapi i Gazës”, kështu tha presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan gjatë një konference për Palestinën në Stamboll, duke shtuar: “Ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të siguruar që Netanyahu, të mbajë përgjegjës përpara ligjit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!