Erdogan: Nëse nuk marrim atë që na u premtua, do të bllokojmë anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO

schedule12:01 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:01 - 1 Korrik, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ai mund të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO nëse nuk merr atë që iu premtua, shkruan skynews.

Erdogan u tha gazetarëve se nuk kishte nevojë të nxitohej për ratifikimin e dy ofertave në parlament pasi Ankaraja fillimisht duhet të shohë nëse ata i kanë mbajtur premtimet, përfshirë ekstradimin e të dyshuarve kryesorë të kërkuar nga Turqia.

“Diçka e tillë është bërë e ditur që në fillim,  nënshkrimi i protokollit nuk do të thotë se çështja ka përfunduar. Pa miratimin e parlamentit tonë, kjo nuk hyn në fuqi. Kështu që nuk kemi pse të nxitojmë,” tha ai.

Ai tha se Turqia “do të bëjë atë që është e nevojshme nëpërmjet institucioneve dhe njësive tona”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!