Erdogan nënshkron protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule21:27 - 25 Janar, 2024

schedule 21:27 - 25 Janar, 2024

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nënshkruar të enjten protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Kuvendi Kombëtar, të martën mbrëma.

Siç raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu, ligji për miratimin e ratifikimit të protokollit të pranimit të Suedisë në NATO është publikuar në Gazetën e Qeverisë Turke dhe ka hyrë në fuqi.

Pas nënshkrimit hiqet edhe pengesa e fundit nga ana e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kujtojmë që Suedia paraqiti një kërkesë për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në maj 2022 pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në shkurt të të njëjtit vit, por procesi i anëtarësimit, i cili kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve, u vonua nga Turqia dhe Hungaria.

Kështu, Hungaria është tani pengesa e fundit e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!