Erdogan negocion me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë

schedule21:56 - 11 Tetor, 2023

schedule 21:56 - 11 Tetor, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga grupi islamik palestinez.

Informacioni u raportua të mërkurën nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), duke cituar burime të mirë informuara.

“Ata janë duke negociuar për lirimin e pengjeve,” i tha një zyrtar AFP në kushte anonimiteti, duke konfirmuar informacionin e raportuar më parë nga media Habertürk.

Ndërkohë, të mërkurën presidenti i Turqisë pati bisedime me liderët e botës arabe, si presidenti i Algjerisë dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, për çështjen e pengjeve dhe ndihmës humanitare për palestinezët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!